|
Nė mbarim tė vitit 1989 bashkė me vėllezėrit, kemi themeluar ndėrmarrjen private NPSHT SEMITRONIX me seli nė Pejė. Veprimtaria themelore e saj ishte tregtia (shėrbimet) me Audio dhe Video teknikė, si dhe teknikė tė bardhė me shumicė dhe pakicė.
Pas nismės sė biznesit tė suksesshėm, nė vitin 1990 nė Prishtinė kemi hapur dyqanin e parė pėr shitje me shumicė dhe pakicė nė lokalet tona, i cili ka punuar deri me 1995.
Mė 26.03.1993 e kam themeluar NPSHT R-GALLA me seli nė Pejė, e cila ka ushtruar tregtinė si veprimtari kryesore.
Nė tetor tė vitit 1993 nė kuadėr NPSHT R-GALLA kam hapur njė Dyqan butiku nė Prishtinė (nė ish Rr. Ramiz Sadiku), pėr shitjen e veshmbathjeve pėr tė rijnė dhe tė rritur, i cili ka punuar deri mė 1996. Gjithashtu nė mbarim tė atij viti kam hapur edhe 2 shitore nė Prishtinė dhe dy tė tjera nė Pejė tė cilat kanė punuar njė kohė, por tani i kam lėshuar me qira.
Nė prill tė vitit 1994 nė Prishtinė kam themeluar Televizionin Kabllovik me rrjetin e tė cilit kam pajisur ndėrtesėn e quajtur Kurrizi (Dardani) dhe pastaj rrjeti ėshtė shtrirė nė tėrė lagjen e Dardanisė, i cili funksionon edhe sot.
Gjatė luftės ky Sistem i Televizionit Kabllovik me tė gjitha pajisjet pėrcjellėse : antena, pėrforcues, rrjetė etj thuajse ėshtė shkatėrruar plotėsisht.
Pas luftės e kam rindėrtuar rrjetin me tė gjitha pajisjet e nevojshme pėr punė dhe kemi vazhduar emitimin e programit tė TV Kabllovik pėr tėrė Lagjen e Dardanisė nė Prishtinė ku edhe tani jam duke e vazhduar punėn. Nga prilli i vitit 2000, si firmė jam bėrė pėrfaqėsues(distributer) i Kenėwood-IT dhe nga marsi i vitit 2001 edhe pėrfaqėsues i Wisit pėr territorin e Kosovės.
Kam regjistruar edhe njė firmė shėrbyese pėr Radio-Taxi me emrin RGB Company, qė daton me 08.01,1998, por qė pėr shkak se pushteti i atėhershėm serb nuk ma ka dhėnė lejen, kjo nismė ėshtė realizuar vetėm pas mbarimit tė luftės mė 06.07.2000. Nė kėtė firmė janė tė punėsuar 5 punėtorė.
Gjithashtu, nė kuadėr tė NPSH RGB-sė, e cila faktikisht ėshtė pjesė integrale e biznesit tim, punojnė edhe afėr 60 taksistė, e tė cilėt realizojnė dy-tre fishin e tė ardhurave mesatare tė punėtorėve nė shkallė vendi .
Nė qershor tė vitit 2006 e kam filluar punėn nė restorantin e Qendrės R-Galla nė Aeroportin e Prishtinė, nė tė cilin i kam punėsuar 15 punėtorė.
Pėr 15 punėtorė paguajmė detyrimet tatimore dhe taksat nė afatet e parapara ligjore. Kėtij numri tė tė punėsuarve duhet shtuar edhe 4 kuadro tjerė tė profilit mė tė lartė kualifikues : juristė (1), ekonomistė (1), arkitektė (1) bashkėpunėtor tė tjerė (1) dhe njė inxhinier, shumica e tė cilėve me N R-GALLA Sh.p.k. kanė kryesisht marrėdhėnie tė rregullt pune, por njė numėr edhe marrėdhėnie kontraktuese. Sipas Projekt-planit tė biznesit pėr vitin 2008 nė Qendrėn R-GALLA AEROPORT, e cila ėshtė nė pėrfundim e sipėr, parashihen tė punėsohen edhe 120 punėtorė. |